Në Brazil e konsiderojnë, si e ardhmja e repartit defensiv

Futboll

Në Brazil e konsiderojnë, si e ardhmja e repartit defensiv

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Gabriel Moscardo

Në Brazil e konsiderojnë, si e ardhmja e repartit defensiv të mesfushës.

Talenti i “gjigantëve” brazilian të Corinthians, Gabriel Moscardo, edhe pse vetëm 18-vjeç po mahnit botën e futbollit e veçanërisht ekipet “Big” e Evropës, të cilët si zakonisht e shohin Amerikën e Jugut, si një “fabrikë” talentesh të këtij sporti.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, tashmë është arritur një akord përfundimtar për transferimin e Moscardo, me “gjigantët” brazilianë të Corinthias, që kanë pranuar ofertën e kampionëve francez të Paris Saint-Germain, për të siguruar shërbimevetë 18-vjeçarit.

Për “shkatërruesin” e talentuar të mesfushës, bordi i PSG dha plot 22 milionë euro, shifër kjo e ndarë në paketën 20 milionë euro bazë dhe 2 milionë të tjera në formën e bonusit dhe tashmë pritet vetëm që Moscardo të udhëtojë drejt Parisit, për të nënshkuar me klubin e tij të ri, ku pas nënshkrimit do të mësohen edhe detajet përfundimte të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat