E kërkonin në Premier League dhe Spanjë

Futboll

E kërkonin në Premier League dhe Spanjë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Paris Saint-Germain thuhet se ka fituar garën për të nënshkruar me mrekullinë braziliane Gabriel Moscardo, pavarësisht se përt këtë të fundit janë interesuar edhe në Premier League.

Më herët u tha se Chelsea ishte duke udhëhequr garën për nënshkrimin e 18-vjeçarit nga Corinthians, me Arsenalin, Liverpoolin dhe skuadrën spanjolle të Barcelona, që gjithashtu ishin interesuar për të.

Gjithsesi, gjgantët francezë të PSG janë future në garë dhe duket se kanë siguruar shërbimet e të riut. Eksperti i merkatos Fabrizio Romano u shpreh se është arritur një marrëveshje verbale mes klubeve për një shumë prej 20 milionë eurosh

Marrëveshja përfshin gjithashtu një shtesë prej 2 milionë eurosh në bonusë, ndërkohë që lojtari do të fluturojë për në Paris sapo klubet të nënshkruajnë një marrëveshje zyrtare.

Moscardo u thirr së fundmi në skuadrën e Brazilit U23 dhe bëri 18 paraqitje në ligën braziliane këtë sezon, duke shënuar një gol ndërsa Corinthians përfundoi në vendin e 13-të në renditje.

Ai aktualisht po shijon pushimet. Presidenti i Corinthians, Augusto Melo, konfirmoi në një intervistë të fundit se Moscardo vendosi të bashkohet me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat