Ronaldo “shuplakë” Benzemasë, portugezi shënon dy herë

Futboll

Ronaldo “shuplakë” Benzemasë, portugezi shënon dy herë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:29
Ronaldo

Al Nasr arriti një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull duke mundur në transfertë 2:5 Al Itihad në sfidën e prapambetur të kampionatit.

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’ me Hamdallah, por 5 minuta më vonë ishte Ronaldo që rivendosi baraspeshën me anë të një penalltie. Pa u mbyllur pjesa e parë, Taliska përmbysi rezultatin.

Në të 52’ ishte sërish Hamdallah që baraspeshoi sfidën, por një tjetër penallti në minutën e 68’ e realizuar nga Ronaldo kaloi në avantazh Al Nasr.

Më pas ishte Sadio Mane që shënoi dy herë të tjera për t’i dhënë përfundimisht fund sfidës, teksa Karim Benzema qëndroi në hije gjatë gjithë sfidës.

Kështu Al Nasr ngushton me 7 pikë diferencën me Al Hilalin e vendit të parë, ndërsa Kristiano Ronaldo parakalon Mbapen dhe Kejn në garën për golashënuesin e vitit, duke shkuar në 53 me një ndeshje të mbetur.

I vetmi që e kërcënon është Erling Haland, i cili ka dhe dy ndeshje me Mançester Sitin, etksa ndodhet në kuotën e 50 golave.

AL ITIHAD 2:5 AL NASR

Hamdallah 14’, 52’ / Ronaldo (P) 19’, (P) 68’, Taliska 38’, Mane 76’, 82’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat