Kërcënon Guardiola

Futboll

Kërcënon Guardiola

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:26
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka dhënë një parala jmërim festiv për rivalët e Mançester Sitit për titull, i cili është: Përjashtoni nga gara fituesit e tripletës dhe jeni në rrezik. Kampionët e Anglisë kanë zbritur në vendin e pestë të Premier Ligës, pasi fituan vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit, por shpreson që një javë e kaluar në brigjet e Detit të Kuq në Arabinë Saudite të ketë rigjallëruar skuadrën.

Guardiola fitoi trofeun e tij të 14-të të madh si trajner i Sitit kur ata mundën Fluminensen 4-0 për të ngritur Kupën e Botës për Klube të premten mbrëma, por ata rikthehen menjëherë në aksion sot në transfertën me Evertonin.

Ata mund të kishin qenë shumë larg vendit të parë, por dy ndalesa të Liverpulit i mbajtën në një distancë jo të madhe në një moment të sezonit që zakonisht janë me këmbën në gaz. “Sa më shumë të fitoni, ata duan që ju të dështoni më shumë se kurrë”, tha Guardiola.

“E kam ndjerë që nga dita e parë në Barcelonë, se njerëzit janë duke pritur. Njerëzit thonë:

‘Sa mirë luajnë, metodologjia, sa gjeniale është’, por kjo ndodh sepse unë fitoj. Ata nuk kuptojnë asgjë për atë që bëjmë ne, por ata na japin merita vetëm sepse ne fitojmë. Duhet të shikoni më tej se kaq. Në momentin që nuk fitoni do të ketë dyshime. Këtë e pranojmë. Dyshoni përsëri te ne, të shohim se çfarë do të ndodhë.

Ajo që kemi fituar, trofetë, janë të pabesueshme. Unë thashë disa ditë më parë se kur luajtëm jashtëzakonisht mirë kundër Kristal Palasit, Liverpulit dhe Totenhemit, por nuk fituam, është prova e vërtetë që atyre (kritikëve) nuk u intereson për mënyrën se si ne luajmë. Kemi luajtur thuajse njëlloj me nivelet më të mira që kemi luajtur këto tetë vitet e fundit. Por ne nuk fituam, kështu që e quajnë një krizë, një katastrofë”.

Një trajner ambicioz si katalanasi pranon se i vjen keq për humbjen ndaj Arsenalit më penallti në Superkupën e Anglisë, gjë që do të kishte parë që Siti të përsëriste sukseset e skuadrës së tij të Barçës në vitin 2009, që fitoi gjashtë trofetë.

Ai po e motivon skuadrën e tij për të shkuar më tej, duke thënë se ata duhet “të blejnë një libër të ri” për të shkruar më shumë histori pasi kanë fituar çdo trofe të mundshëm në dispozicion. Dhe ai dëshiron që ata të frymëzohen nga humbjet dhimbshme në Europë. “Kam një ndjesi që puna ka përfunduar”, shtoi ai.

“Trofetë i përkasin të gjithë stafit, të gjithë lojtarëve. I thashë skuadrës, arsyeja pse jemi këtu nuk është Stambolli, nuk është Interi. Arsyeja përse jemi këtu është Monako, Liverpuli, Totenhemi, Lioni.

Është një finale kundër Çelsit që e humbëm dhe minutat e fundit kundër Realit të Madridit. Sekreti nuk ishte thjesht sill Pepin këtu dhe ndodh menjëherë, por është një proces. Janë tetë vite punë me shumë zhgënjime, por është pjesë e jetës.

Na bëri të thoshim: ‘Në rregull, le të shkojmë për trofeun e fundit’ dhe lojtarët e bënë përsëri. Sportistët më të mëdhenj e harrojnë sa më shpejt që të jetë e mundur suksesin.

Ne do ta provojmë përsëri. Nuk do ta provojmë përsëri për pesë tituj kampion në Angli, por do provojmë ta fitojmë përsëri. Ne përpiqemi t’i nxisim ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat