KF Shkëndija Haraçinë 77 më e fortë se kurrë!

Futboll

KF Shkëndija Haraçinë 77 më e fortë se kurrë!

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:47
KF Shkëndija Haraçinë

Një pjesë e kryesisë së KF Shkëndija, sponsor, trajner dhe mërgimtarë janë mbledhur sonte në një kafiteri, ku padyshim temë kryesore ka qenë klubi i zemrës-KF Shkëndija e Haraçinës.

Kohëve të fundit është përfolur se Shkëndija është në bisedime përfundimtare me disa lojtarë cilësorë në mënyrë që sa më e fortë t’i pres betejat pranverore.

Shumë shpejtë mund të shpërthejnë “bombat” e reja në skuadër. Open-TV gjithashtu ka mësuar se Shkëndija një pjesë të përgatitjeve dimërore do ta zhvillojë jashtë Haraçinës.

Në anën tjetër një “infuzion” financiar  Shkëndijës i ka ardhur edhe nga Komuna e cila ka ndarë 300 mijë denar për klubin.

“KF Shkëndija Haraçinë 77 më e fortë se kurrë”, kanë dekalruar nga KF Shkëndija.

Sezoni i vjeshtor në Ligën e Tretë-grupi Veri është në pushim, ndërsa Shkëndija e mbylli gjysmëstinorin në vendin e dytë me 32 pikë, një pikë më pak se GFK Kumanovom, kampione e vjeshtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat