Gabbia, përforcimi i parë i Milanit

Futboll

Gabbia, përforcimi i parë i Milanit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:49
Gabbia

Matteo Gabbia do të jetë përforcimi i parë i Milanit në merkaton e janarit. Lojtari nuk është një fytyrë e re në kampin kuqezi, pasi u huazua për një vit te Villarreal gushtin e kaluar. Furlani ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin spanjoll për një rikthim më të hershëm të mbrojtësit në Milano.

Gabbia u largua nga “djalli”, sepse kërkonte më shumë hapësira në aktivizim, por nuk ka kundërshtuar rikthimin te Milani. Mbrojtësi do të jetë në dispozicion të Piolit për ndeshjen e 7 janarit kundër Empolit, që është edhe sfida e parë zyrtare në kampionat pas hapjes së merkatos dimërore.

Milani dhe Villarreal kanë marrëdhënie të mira (erdhi Chukwueze në Itali dhe iku Gabbia në Spanjë) dhe klubet u ulën sërish në tavolinë dhe gjetën marrëveshjen për rikthimin e mbrojtësit te skuadra kuqezi.

Gabbia është aktivizuar në 13 ndeshje këtë sezon me spanjollët në kampionat dhe Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat