Media spanjolle zbulon të ardhmen e teknikut italian

Futboll

Media spanjolle zbulon të ardhmen e teknikut italian

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Karlo Ançeloti

Karlo Ançeloti dukej i destinuar për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit, në një kohë kur në fund të këtij sezoni i përfundonte kontrata me Real Madrid.

Por sipas të përditshmes AS, ai nuk do të largohet dhe pritet të rinovojë kontratën e tij me “Los Blancos”.

Presidenti Perez është i kënaqur me punën e bërë nga italiani këtë sezon dhe për merkaton e zhvilluar gjatë verës, detaje këto që pritet të çojnë palët drejtë një kontrate të re

Në të njëjtën kohë, tani as në Brazil nuk janë shumë të bindur për t’i besuar përfaqësuesin një trajneri të huaj pavarësisht se 5 herë kampionët e botës po kalojnë një moment shumë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat