Calhanoglu refuzon

Futboll

Calhanoglu refuzon

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:15
Calhanoglu

Hakan Calhanoglu i është betuar dashurisë së Interit dhe jo vetëm me rinovimin e nënshkruar në korrik 2023.

Marrëveshja që ai ka nënshkruar me zikaltërit deri në vitin 2027, si çdo kontratë tjetër në botën e futbollit, vlen deri në një pikë, por turku është duke demonstruar lidhjen e tij me ngjyrat e zikaltërve dhe projektit taktik të Inzaghit, ku ai është pika kyçe.

Në sfond qëndron një ofertë e bujshme nga Al Hilal, plot 18 milionë euro në sezon për talentin turk, trefishi i pagës aktuale që ai merr tek Interi.

Nuk ka pasur nevojë shumë të mendohet, pasi Calhanoglu e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, duke u shpallur kështu një zikaltër përjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat