Në Spanjë janë të sigurt për zgjedhjen e francezit

Futboll

Në Spanjë janë të sigurt për zgjedhjen e francezit

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:48
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Sen ZHermenin, me sulmuesin që e ka shprehur hapur se nuk dëshiron të aktivizojë opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër me kryeqytetasit.

Real Madridi është gjithnjë në horizont dhe në fakt nga Spanja janë të sigurt se francezi do të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.

“El Chiringuito” bën të ditur se 25-vjeçari e ka marrë tashmë vendimin dhe zgjedhja e tij e vetme është Real Madrid. Madrilenët mund të negociojnë me lojtarin që në janar dhe t’i marrin atij një firmë besnikërie në mënyrë që gjatë muajve të ardhshëm të mos ketë surpriza nga Arabia apo ndonjë klub i Premier Liga.

Në këtë formë, shumë shpejt pritet të marrë fund një prej telenovelave më të gjatë dhe intriguese të këtyre viteve të fundit me Mbape-n që do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”, si futbollisti që mund të bëjë të harrohet edhe një figurë si Kristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat