Juventus do të presin në “Allianz Stadium” të Torinos

Futboll

Juventus do të presin në “Allianz Stadium” të Torinos

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 18:59
Miralem Pjaniq

Mund të thuhet me plot gojë, se është supersfida e javës së 18-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

“Bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “Allianz Stadium” të Torinos,

“Verdhekuqtë” romanë, të teknikut Jose Mourinho, në atë çka pritet të jetë një përballje tejet e luftuar, në fushën e blertë.

Një koment të shkurtër mbi këtë sfidë e ka bërë edhe “fantazisti” i mesfushës, Miralem Pjaniq, i cili në të kaluarën ka luajtur me të dyja skuadrat, si me “Zonjën e Vjetër” e si me “Ujkonjat” dhe këtë përballje e konsideron, si një “betejë” teknike, mes dy trajnerëve, Massimiliano Allegri e Jose Mourinho.

“Kur isha pjesë e Roma-s mbaj mend që ishte gjithmonë e vështirë të luanim në stadiumin e Juventusit. “Verdhekuqtë: vijnë nga një fitore e madhe përballë Napoli. Mourinho është një trajner madhështor, por edhe ai e di mirë se nuk do të jetë e lehtë, sepse Juventus po kalon një moment shumë të mirë.

Pres një ndeshje shumë taktike dhe me pak gola. Mund të gjesh talent në të dy krahët, por dyshja e Roma-s, Dybala-Lukaku ka më shumë përvojë se sulmuesit e “Bardhezinjve”. Gjithsesi, Roma është shumë e varur nga dy sulmuesit, në skuadër ndihet mungesa e tyre. Kjo nuk ndodh te Juventusi, edhe pse mungesa e Chiesaa është e rëndë”,- u shpreh ish-“ylli” i Serie A, i cili tashmë luan në Emiratet e Bashkuara Arabe, me skuadrën e Sharjah FC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat