Arsenali me ngulm kërkon mesfushorin e Bayern Munihut

Futboll

Arsenali me ngulm kërkon mesfushorin e Bayern Munihut

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:40
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt pritet të lërë skuadrën e Bajern Munihut. Për 25-vjeçarin është interesuar skuadra e Arsenal, që ka rritur ndjeshëm presionin kohët e fundit për ta sjellë mbrojtësin në Premier Ligë.

Gjithsesi, vështirë që ky transferim të kryhet në merkaton e janarit, për shkak të shifrave të larta që kërkojnë bavarezët.

Sipas “The Athletic”, skuadrat po punojnë për të arritur një marrëveshje verën e ardhshme.

Ky sezon ka qenë me shumë luhatje për De Ligt, kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shpeshta, që e kanë lënë pushim. Problemet fizike kanë ndikuar shumë në rendimendin e tij këtë sezon.

Deri më tani De Ligt ka koleksionuar vetëm 11 ndeshje në Bundesliga këtë sezon, duke realizuar edhe një gol. Tek Arsenal e konsiderojnë përforcimin e duhur për të ardhmen, duke parë përvojën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat