Real Madrid ka gati ofertën për Mbappen

Futboll

Real Madrid ka gati ofertën për Mbappen

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Real Madrid

Real Madrid do të synojë t’i japë fund njëherë e përgjithmonë nëmerkaton e janarit, thashethemeve për Kylian Mbappe, pasi klubi po përgatit një ofertë për francezin.

Kësaj radhe, thuhet se oferta e Real Madrid nuk do të zgjasë për shumë kohë, pasi raportohet që bordi i klubit ka vendosur që oferta të ketë një afat, kur edhe presin përgjigjjen definitive nga Mbappe.

Në një nga historitë më të gjata të merkatos verore të vitit të kaluar, “Los Blancos” pritej që të nënshkruanin me sulmuesin francez, por në fund të merkatos ai refuzoi mundësinë e kalimit në Spanjë dhe rinovoi me kampionët francezë.

Për të evituar atë që ndodhi më herët, e cila madje u konsiderua si “tradhti” nga ana e Mbappes nga disa drejtues të klubit, gjiganti spanjoll pritet t’i vendosë një afat të caktuar ofertës së tyre.

Në këtë mënyrë 25-vjeçari do të ketë kohë deri në mes të janarit për t’u përgjigjur, në rast se nuk e bën këtë Real Madrid do të tërhiqet përfundimisht nga ai.

“Marca” më herët kishte raportuar se Real Madrid do t’i bëjë Mbappes ofertën e njëjtë si në vitin 2022, 26 milionë euro pagë dhe 130 milionë euro bonus nënshkrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat