Marotta kritikon qeverinë

Futboll

Marotta kritikon qeverinë

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:03
Marotta

Marotta kritikon qeverinë: Hoqi mundësinë për të afruar futbollistë cilësorë

Vendimi i qeverisë italiane për të shfuqizuar ‘Dekretin e Rritjes’, që parashikonte taksa më të ulëta për pagat e futbollistëve që vijnë nga jashtë, ka shkaktuar polemika të shumta.

Një nga reagimet më të ashpra ka qenë pa dyshim ai i Administratorit të Deleguar të Interit, Giuseppe Marotta, i cili tha se ky vendim është një autogol për botën e futbollit dhe ekonominë e vendit.

“Në momentin kur futbolli italian është duke u ringritur në renditje dhe kur skuadrat italiane po garojnë në finale Europiane, vjen anulimi i dekretit, që mund të them pa frikë se është një autogol për futbollin dhe ekonominë e vendit.

Dekreti shërbente për të ndihmuar në transferimin në Itali të futbollistëve cilësorë dhe tashmë shndërrohet në pengesë. Me politikën e re fiskale do të jetë e vështirë që të afrohen futbollistë të caktuar dhe në të njëjtën kohë do të ulet edhe ajo që futbolli prodhon në ekonominë e vendit”, u shpreh Marotta.

Anulimi i dekretit u kërkua nga Shoqata e Futbollistëve Italianë me qëllim që të favorizoheshin futbollistët vendas, megjithatë për Marottën ku nuk qëndron si argument.

“Dekreti i rritjes nuk i pengonte aspak futbollistët italianë. Përkundrazi, ata kishin mundësi të rriteshin edhe më mirë, duke punuar pranë futbollistëve më cilësorë që vinin në kampionatin tonë. Futbollistët vendas nuk do të përfitojnë aspak nga ky vendim”, tha drejtuesi zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat