Pesë gola në Luton, Chelsea shënon fitore minimale! Broja titullar

Futboll

Pesë gola në Luton, Chelsea shënon fitore minimale! Broja titullar

Nga: K. G. Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:26
Chelsea

Chelsea kthehet me pikë të plota nga stadiumi i Lutonit.

Të kaltrit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Lutonit, në takimin e javës së 20-të në Premier League. 

Tre pikë të rëndësishme pr Chelsean,. që i japin qetësi në vazhdim të kampionatit por edhe forcë për të ndjekur 4-shen e madhe.

Për Chelsean shënuan Palmer (12'), Madueke (37') e Palmer (70') dhe për Lutonin realizuan Barkley (80') e Adebayo (86’). 

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur titullar për Chelsea dhe u zëvendësua në minutën e 62-të.

Chelsea renditet në vend të dhjetë me 28 apo ka nëntë me pak se vendi i katërt Manchester City.

Luton  pozicionohet në vend të 18-të me 15 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat