Sherif Topalli merr drejtimin e Tefik Çangës

Futboll

Sherif Topalli merr drejtimin e Tefik Çangës

Nga: K.G. Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:39
Sherif Topalli në mes

Ish futbollisti Sherif Topalli, është emëruar kryetrajner i Tefik Çangës së Tërnit, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës.

Tefik Çanga ka bërë një hap të madh me Topallin, kur kihet parasysh se përveç që ka qenë si futbollist shembullor synon të tregohet edhe si trajner.

“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë kryetrajnerin e ri Sherif Topalli, i cili nga sot do të jetë pjesë e projektit tonë.
Sherifi ka një bagazh të pasur si futbollist, ka qenë pjesë e shumë klubeve në elitën e futbollit kosovar ndërsa në 7-të, vitet e fundit ka qenë pjesë  e FC Ferizaj, fillimisht si drejtor i shkollës së futbollit, më pas si trajner i grupmoshave si Fatos U13, Pionier U15, Kadetët U17 në Superligë, Junioret U19 në Superligë për 3 vite e gjysmë gjithashtu edhe si asistent në ekipin e parë”,
njofton KF Tefik Çanga.

Me Sherif Topallin në krye të ekipit besojnë fuqishëm në rrugëtimin drejt objektivit. 

“Jam i lumtur që po i bashkohem KF Tefik Çanga, klub ky që vitet e fundit ka bërë riorganizim të jashtëzakonshëm dhe ka një projekt të qartë dhe pikërisht projekti që më është prezantuar ka qenë edhe arsyeja kryesore që vendosa të ndërroj ambient .

KF Tefik Çanga ka një menaxhment të përbërë nga ish-futbollistë dhe kjo e bën shumë më të lehtë bashkërenditjen e veprimeve që do të ndjekim bashkë“, tha Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat