“Prishtina Tournament” përmbyllet me spektakël të futsallit 

Futboll

“Prishtina Tournament” përmbyllet me spektakël të futsallit 

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:13
FC Teo

Finalja e edicionit të tretë të turneut tashmë tradicional të Vitit të Ri në futsall “Prishtina Tournament”, i cili mbështetet nga FFK dhe Komuna e Prishtinës ka sjellë lojë interesante dhe spektakël nga FC Teo dhe FC Orienti Construction, ekipe të cilat në radhët e veta kanë përfshirë lojtarët më të mirë nga ekipet e Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë në futsall.

Në fund, fitores iu gëzua ekipi FC Teo, me rezultat, 5:1, e që në radhët e veta kishte lojtarë si: Bajram Ramadani, Ramadan Alaj, Halim Selmani, Jeton Rukovci, Loni Maxharraj, Behar Topalli, Malush Qerimi, Melos Kelmendi dhe Arif Limani.

Trofeun për ekipin fitues e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Do theksuar se ndeshja finale filloi me një minutë heshtje në nderim të figurës së shquar të futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Enver Sylejmani, i cili ndërroi jetë të shtunën në mëngjes.

Para ndeshjes finale Veteranët e Kosovës shënuan fitore ndaj Veteranëve të Prishtinës, me rezultat 3:2, ndeshje në të cilën u paraqitën emra të shquar të futbollit të Kosovës.

Në këtë turne janë nderuar edhe figurat e shquara të sportit, artit e kulturës, të cilët më nuk janë në mesin tonë si: Nexhmije Pagarusha, Adem Mikullovci, Leze Qena, Fadil Vokrri, Rasim Thaqi, Xhevat Qena, Burim Hatipi, Xhevdet Peci, Ibrahim Krajkova, Milaim Krasniqi, Muharrem Qena, Shefqet Sinani, Ibrahim Prapashtica, Ismet Bogujevci dhe Mehmet Fetahu Meksa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat