Kosova e Duseldorfit e para, Bujar Neziri: Jemi favorit

Futboll

Kosova e Duseldorfit e para, Bujar Neziri: Jemi favorit

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:52
Bujar Neziri

Kosova e Duseldorfit është kampion vjeshtor në Bezirliga. 

Skuadra ka treguar lojëra cilësore në edicionin vjeshtor duke e arsyetuar edhe epitetin e favoritit për vend të parë. 

Kosova përfundoi në pozitën e parë me 47 pikë dhe ka një më shumë se TSV Eller 04 në vend të dytë. 

Image

Kosova e Dyseldorfit 

Kryesia e klubit me presidentin Bujar Neziri kanë bërë punë të madhe, duke krijuar kushte të volitshme dhe që dhanë edhe fryt.

“Kemi pas dëshirë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, megjithatë jemi në vend të parë me një pikë më shumë se nga vendi i dytë dhe 4 e 5 pikë më shumë se vendi i tretë dhe i katërt.

Dëshira ka qenë që diferenca të jetë më e madhe me pikë, prapëseprapë jemi në vendin e parë dhe janë realizuar objektivat që të jemi në vend të parë”, thotë Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kosova është me kryetrajner të ri. Është emëruar ditë më parë Petrit Rushiti. 

“Kemi trajner të ri, besoj që kemi bërë zgjedhje të duhur me këtë trajner”, tha Neziri.

Më tej flet edhe pr përforcime: “Përforcime të reja: Aktualisht jemi përforcuar me portierin Arianit Berani.

Jemi në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori. Ekipi do të përforcohet me dy-tre lojtarë të rinj, se i kemi dy ikje nga klubi. Besoj që në edicionin pranveror të fillojmë furishëm dhe në fund të jemi kampion e të. ngritemi në Landesliga”.

Konkurrenca është e ashpër për kreun e tabelës.

“Padiskutim të gjitha ekipet e renditura lartë janë kandidatë potencial për vendin e parë. Vetëm vendi i parë inkuadrohet vend më lartë. Gjitha ekipet janë kandidate që janë të renditura deri të vendi i katërt, me mundësi reale por ne jemi favorit kryesor dhe shpresojmë të jemi deri në fund e të fitojmë.

Sidomos ekipi i vendit të katërt DJK Gnadental kanë ekip të mirë, kanë fituar ndeshjet e fundit. Nuk e shoh asnjë ekip që është më e mirë apo më e dobët në katër vendet e para, mendoj se DJK Gnadental kanë ekip shumë më të mirë se dy ekipet që janë në vend të dytë (TSV Eller 04) apo të tretë (SG Benrath-Hassels)”, tha presidenti i klubit. 

A e keni pritur këtë rivalitet për vend të parë?

“Të jem i sinqertë, kam menduar DJK Gnadental nuk do të jenë  kandidat, TSV Eller 04 e SG Benrath-Hassels kanë pas përforcime vitin e kaluar dhe kemi pritur që kanë me qenë konkurrent.

Tash jemi katër ekipe. Mendoj se jemi ekipi më i  kompletuar edhe nga stafi i trajnerëve edhe nga ekipi, besoj në fund do të jemi ekipi që do të inkuadrohemi më lartë. Në këtë vit (2024) do të startojmë mirë, kemi një trajner të ri”, përfundoi Neziri.

Katër të parët në Bezirkliga

1. Kosova    18    15    2    1    56:14        47
2. TSV Eller 04    18    15    1    2    61:23        46
3. SG Benrath-Hassels
SG Benrath-Hassels    18    14    1    3    54:18        43
4. DJK Gnadental    18    13    3    2    68:26    42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat