UEFA zbulon datat, ja kur e fillojnë aventurën europiane klubet shqiptare

Futboll

UEFA zbulon datat, ja kur e fillojnë aventurën europiane klubet shqiptare

Më: 2 janar 2024 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

UEFA zbulon datat, ja kur e fillojnë aventurën europiane klubet shqiptare.

Me hyrjen e vitit të ri 2024, UEFA ka zbuluar dhe të gjitha datat e eventeve të saj ku përfshihen Liga e Kampionëve, Liga e Europës, Liga e Konferencës dhe kampionati Europian “Gjermani 2024”.

Më 18 qershor do të hidhet shorti për fazën e parë kualifikuese të turneve europianë, ndërsa një ditë më vonë do të hidhen dhe ato për fazën e dytë, ku klubet shqiptare që do të arrijnë të kualifikohen për Kupat e Europës do të mësojnë kundërshtarët.

Në Europë do të shkojnë gjithsej katër skuadra shqiptare, fituesi i Superiores, që do të marë pjesë në kualifikueset e Champions-it dhe vendi i dytë, i tretë dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë që do të shkojnë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat