Muriqi do të mungojë edhe këtë muaj

Futboll

Muriqi do të mungojë edhe këtë muaj

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:56
Muriqi

Koha e kthimit të Vedat Muriqit do të zgjatet ende.

Sulmuesi ynë nuk do të jetë në aksion as gjatë këtij muaji.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre.

“Nuk mendoj se do ta shohim Muriqin në janar”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Muriqi kishte pësuar lëndim në nëntor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Izraelit.

Rikuperimi i tij i plotë po merr më shumë kohë se sa që pritej në fillim.

Kësisoj, sulmuesi prizrenas pritet t’i mungojë Mallorcas për së paku edhe katër ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat