Arsenali refuzon ofertën e Milanit

Futboll

Arsenali refuzon ofertën e Milanit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:19
Jakub Kivior

Milani është në kërkim të një mbrojtësi këtë merkato dimri, teksa emri i parë në listën e kuqezinjve ishte Jakub Kivior.

Gjithsesi çmimi për polakun dukej pak i papërballueshëm për “djallin” dhe oferta e bërë ishte në formën e huazimit.

Gjithsesi duket se Arsenali e refuzoi këtë gjë, pasi “topçinjtë” janë të interesuar vetëm ta shesin Kiviorin dhe për këtë arsye Milani është tërhqeur.

Duket se tashmë vëmendja e kuqezinjve ka shkuar në Francë, të cilët kërkojnë 24-vjeçarin Lilian Brasier.

Ai duket një objektiv më i arrirë për Milanin me Stad Brestua që është e gatshme të dëgjojë ofertën e “djallit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat