Puthja që shkaktoi një “uragan”

Futboll

Puthja që shkaktoi një “uragan”

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:14
Luis Rubiales

Futbollistja spanjolle Jenni Hermoso dha dëshminë e saj në gjykatën që po heton puthjen e ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës gushtin e kaluar.

Vendimi i Rubiales për të kapur kokën e Jenni Hermoso-s me duar dhe për ta puthur në buzë shkaktoi protesta dhe një debat ndërkombëtar mbi seksizmin.

Rubiales, i cili dha dorëheqjen si kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, këmbëngul se ai i kërkoi leje Jenni-t. Prokurorët e kanë akuzuar Rubiales për sulm seksual dhe presion, pasi dyshohet se i ka bërë presion futbollistes për të folur në mbrojtje të tij, pasi veprimi shkaktoi një polemikë globale.

Pas dëshmisë në gjykatë me dyer të mbyllura, Hermoso u shpreh për mediat: “Shkoi mirë. Tani gjithçka është në duart e drejtësisë.”

“U ndjeva e pambrojtur dhe viktimë e një agresioni, një akti impulsiv, seksist dhe pa asnjë pëlqim nga ana ime. E thënë thjesht, nuk jam respektuar,” ka deklaruar ajo.

Rubiales, i cili mund të përballet me gjobë ose deri në katër vjet burg nëse shpallet fajtor për sulm seksual, ka mohuar të ketë sulmuar ose detyruar futbollisten dhe është zotuar të pastrojë emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat