Dy miqësore luksi për Partizanin në Antalia

Futboll

Dy miqësore luksi për Partizanin në Antalia

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:51
Partizani

Nga dita e djeshme Partizani është shpërngulur në Turqi, ku skuadra do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore në prag të startit të fazës së tretë të kampionatit (“demat” do të luajnë kundër Teutës në 13 janar sfidën e radhës në Abissnet Superiore).

Skuadra nën drejtimin e teknikut Orges Shehi ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e parë stërvitore në tokën turke, ndërsa sot janë programuar dy seanca të plota.

Gjatë qëndrimit të Antalia, “të kuqtë” do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore.

Partizani do të përballet me holandezët e Volendam në datën 5 janar, ndërsa në 9 janar do të sfitojnë azerët e Neftchi Baku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat