Sulmuesi shqiptar shënon në Spanjë

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënon në Spanjë

Nga: K. Goca Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:13
Myrto Uzuni

Granada e ka nisur me fitoren vitin 2024.

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ka shënuar në fitoren e madhe të Granadës me rezultat 2:0 ndaj Cadizit. 

Në minutën e 22-të Uzuni shënoi pas asistimit të Boye.

Mysafirët mbeten me një lojtar më pak në minutën e 54-të, pasi që Sobrino u përjashtua direkt me karton të kuq dhe ishte një kapital i madh për Granadën. 

Zaragoza në minutën e 70-vulosi fatin e ndeshjes, 2:0. 

Uzuni është zëvendësuar në minutën e 80-të.

Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Granada zë vendin e 19-të me 11 pikë e Cadiz të 17-tin me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat