“Hirushja” e La Liga nuk tërhiqet nga gara për titullin kampion

Futboll

“Hirushja” e La Liga nuk tërhiqet nga gara për titullin kampion

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:56
Girona

“Hirushja” e La Liga nuk tërhiqet nga gara për titullin kampion!

Pritej një nisje më potente e vitit, por fitorja mbetet fitore.

“Galaktikët” e Real Madrid nuk kanë zhgënjyer në të parën e 2024-ës, teksa në “mitikun” madrilen të “Santiago Bernabeu” mundën me rezultatin minimal, 1:0, skuadrën e Mallorca, falë golit të Antonio Rudiger, duke mos zhgënjyer 72394 të pranishmit në arenën e “Los Blancos”, duke u shpallur kështu zyrtarisht kampionë të dimrit, mirëpo nuk mund të thuhet se janë në një pozicion komod.

Kjo për shkak të “Hirushes”, së këtij sezoni, në La Liga, skuadrës së Girona, e cila edhe mbrëmjen e së mërkurës që sapo lamë pas nuk i është “shmangur” fitores, duke arritur të fitojnë “festivalin” e golave, ndaj “Los Colchoneros” së Atletico Madrid, me rezultatin spektakolar, 4 me 3.

Falë kësaj fitoreje madhështore, skuadra “katalanase” ngjitet në kuotën e 48 pikë, po aq sa “Galaktikët” e Real Madrid, mirëpo është mundur në përballje direkte nga këta të fundit, duke mos arritur dot të marrë vendin e parë në renditje, por sërish mbeten të vetmit rivalë direkt të “Los Blancos” titullin e La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat