Vijon kriza tek Almeria

Futboll

Vijon kriza tek Almeria

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Është ende herët, por duket se Almeria e ka marrë rrugën drejt rënies në La Liga 2.

Skuadra “Andaluziane” ndodhet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 5 pikë, pas 19 javëve të para të kampionatit dhe pasditen e kësaj të enjteje pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe në transfertën e “Estadio El Sadar”, ndaj skuadrës së Osasuna, me rezultatin minimal, 1:0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 27’-të të saj, ku pas një rrëmuje në zonën e Almeria, ai që përfiton është “bomberi” kroat, Ante Budimir, i cili me një goditje të thjeshtë dërgon topin pas shpatullave, të portierit, Maximiano, duke “vulosur” fillimisht avantazhin, në pjesën e parë të lojës e më tej fitoren e vendasve.

Falë këtij triumfi, Osasuna ngjitet në vendin e 12-të të tabelës së La Liga, me 22 pikë, 1 më pak se Rayo Vallecano e vendit të 11-të dhe 3 më shumë se Villarreal, i një vendi më poshtë.

Ndërkaq, siç theksuam edhe më lart, Almeria ndodhet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 5 pikë dhe ndodhet 11 pikë larg daljes nga zona e rënies nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat