Ferizaj do të përgatitet në Shqipëri

Futboll

Ferizaj do të përgatitet në Shqipëri

Nga: K. G. Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:03
Ferizaj

Ferizajn e pret mision i vështirë në pjesën e dytë të kampionatit! 

Synimi i këtij klubit është rikthimi në elitë.

Aktualisht renditet në vend të tretë me 29 pikë, dy me pak se Vjosa dhe një se Prishtina e Re.

“Përgatitjet do të zhvillohen në dy faza. Do të nisim me 8 janar, ku deri me datë 27 janar do të qëndrojmë në Kosovë, me që rast do zhvillojmë edhe dy ndeshje testuese apo miqësore. 

Kurse me datë 27 janar do të zhvendosem në Shqipëri, konkretisht në Hotel Tropikal, që gjendet në qytetin e Durrësit. 

Në Shqipëri i kemi të aranzhuara disa ndeshje miqësore, për ta kthyer ritmin e për të testuar formën e secilit futbollist. 

Shpresojmë se kjo kohë e përgatitjeve do të na shërbej që të marrim energjitë e të jemi të gatshëm për një pranverë të nxehtë e të gjatë. 

Na pret një pune e madhe dhe ne besojmë fuqishëm se me angazhim maksimal nga e gjithë skuadra, sezonin e ardhshëm do jemi pjesë e Superligës, me synime të qarta dhe jo vetëm si spektator”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat