Skandali i futbollistëve brazilianë, si i shkëmbyen partneret e tyre

Futboll

Skandali i futbollistëve brazilianë, si i shkëmbyen partneret e tyre

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Jemi mësuar që futbollistët brazilianë të kenë histori të çmendura dhe të ndërlikuara si Hulk që tradhtoi gruan me mbesën saj, por historia e Eder Militao dhe Leo Perreira kalon çdo limit.  

Sipas mediave braziliane, të dy ndodhen në një “shesh dashurie” me dy bukuroshe, të cilat në fund i këmbyen njëri me tjetrin.  

Mbrojtësi i Realit, Militao, ndërpreu lidhjen e tij me partneren Karolina Lima, menjëherë pasi ajo lindi vajzën e tyre, dhe ai hyri në ujërat romantike me Taina Kastro  të dashurën e fundit të futbollistit të Flamengos, Leo Pereira.  

Tingëllon e ndërlikuar? Epo, po, sidomos nëse dihet se Pereira ka dy fëmijë me Kastron, dhe tani ai ka nisur një lidhje dashurie me Karolina Limën, e përmendur tashmë, si ish-in e Eder Militaos. 

“Situata është e çuditshme,”, shkruajnë mediat vendase dhe shtojnë se nuk e mbajnë mend një rast të tillë, por thonë se dashuria nuk zgjedh…

Shikoni si duket Karolina Lima, e dashura e re e lojtarit të Flamengos e cila ka një fëmijë me yllin e Real Madridit: 

Dhe ja si duket Taina Kastro, e zgjedhura e re e Eder Militaos, një prej lojtarëve më të mirë të sezonit, por që e mbylli atë për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju dhe nëse asgjë tjetër nuk mund të bëjë për momentin, mund t’i përkushtohet të dashurës së tij: 

Pra si për ironi të fatit dy futbollistët shkëmbyen ish-bashkëshortet e tyre, njëra brune dhe tjetra bionde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat