Ten Hag komenton takimin e parë me presidentin e ri

Futboll

Ten Hag komenton takimin e parë me presidentin e ri

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:22
Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e përshkroi takimin e tij të parë me pronarin e ri, Sir Jim Ratcliffe, si “shumë pozitiv”. Gjithsesi, holandezi pranoi se ai ka ende shumë për të mësuar rreth planeve të miliarderit për Manchester United.

“Ishte shumë pozitiv, duhet të them. Kemi pasur një takim të gjatë, shumë orë jemi ulur bashkë dhe për shumë çështje kemi të njëjtin mendim, kështu që ishte shumë pozitive.

Mendoj se nga të dyja palët ishte një takim shumë konstruktiv dhe ne mezi presim të punojmë së bashku”, tha Ten Hag

I pyetur nëse ai kishte arritur të fitonte një ide të qartë se çfarë mund të ndryshonte nën Ratcliffe, Ten Hag tha: “Duhet ta lëmë të qetësohet. Ai dhe stafi i tij kanë ide të mira. Ne duhet të shohim se çfarë mund të integrojmë. Së bashku do të punojmë për këtë, por pas një dite nuk mund ta thuash këtë”.

“Më kanë dhënë disa ide, kemi pasur debatet tona për strategjitë dhe mendoj se do të bashkohemi”, tha Ten Hag, që nuk do të tërhiqet nga plani për largimin e Jadon Sancho. Ai pritet të rikthehet te Borussia Dortmund në formë huazimi deri në fund të sezonit.

“Nuk mund të them asgjë për këtë. Duhet të presim dhe të shohim se si po shkojnë gjërat dhe kur të kemi lajme, sigurisht që do t’jua tregojmë”, tha Ten Hag, që konfirmoi rinovimin e kontratave të Lindelof, Ëan-Bissaka dhe Mejbri. Ndërkohë që, nga klubi pritet të largohen Raphael Varane dhe Anthony Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat