De Laurentiis ndryshon “kurs”

Futboll

De Laurentiis ndryshon “kurs”

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:59
Dragusin

Napoli i këtij sezoni ka shumë diferencë me skuadrën që fitoi kampionatin në vitin e shkuar.

Një nga repartet që lë më së shumti për të dëshiruar është ai difensivi. Të kaltrit “fusin ujë” në prapavijë dhe Natan, aktualisht i dëmtuar, nuk ka mundur të zëvendësojë Kim Min Jae, ndërsa Ostigaard nuk u shndërrua kurrë në një titullar të skuadrës duke lënë në këtë formë disi të vemtuar Amir Rrahmanin.

Megjithatë, presidenti Aurelio De Laurentiis duket se do të “zbresë vetë në fushë” për të marrë situatën në dorë dhe t’i ofrojë Rrahmanit një partner në lartësinë e duhur. Presidenti i napoletanëve është i bindur se Radu Dragusin i Genoas është investimi i duhur për Napolin e tij.

Rumuni është në shënjestrën e Tottenham, madje anglezët janë gati të ofrojnë 30 milionë euro dhe të mbyllin marrëveshjen për ish-lojtarin e Juventus. Por, De Laurentiis nuk dorëzohet dhe pavarësisht se nuk i ka 30 milionë për t’ia ofruar Genoas, ka gati një rrugë alternative.

Napoli mund ta kënaqë Genoan me 15 deri në 18 milionë euro dhe me shërbimet e dy futbollistëve, Ostigaard që do të rikthehej kështu në Genoas si dhe Alessandro Zanoli. Ky i fundit konsiderohej i pashitshëm për Kampionët në fuqi, megjithatë për Dragusin, De Laurentiis është i gatshëm të “heqë dorë” nga 23-vjeçari.

Në orët e ardhshme pritet një takim mes asgjentit të Dragusin dhe drejtuesve të Genoas për t’i sqaruar situatën teksa Napoli dhe Tottenham mund të konsiderohen në “luftë” për shërbimet e rumunit 21-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat