Ekipi rumun kërkon edhe sulmuesin e Prishtinës

Futboll

Ekipi rumun kërkon edhe sulmuesin e Prishtinës

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:08
Jalen Blesa

Pasi shprehu interesim për qendërmbrojtësin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën, Universitatea Craiova e Rumanisë është duke menduar edhe për përforcimin e sulmit.

Si emër potencial shihet sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa, ka shkruar mediumi rumun “playsport.ro”.

Blesa është 22-vjeçar dhe ka kontratë me Prishtinën deri në përfundim të edicionit.

Ai ka realizuar dhjetë gola dhe ka kontribouar me tri asistime në 18 paraqitje me fanellën e kryeqytetasve.

Universitatea Craiova po lufton për titull kampioni në elitën e futbollit rumun dhe aktualisht zë pozitën e tretë me 34 pikë në 21 ndeshje.

Çmimi i Blesas aktualisht në treg vlerësohet 250 mijë euro, sipas faqes për statistika të lojtarëve “transfermarkt”.

Prishtina në 18 ndeshje ka grumbulluar 26 pikë dhe zë pozitën e pestë në tabelën e Superligës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat