Ja pse penalltia e humbur nga Henry nuk duhej të përsëritej

Futboll

Ja pse penalltia e humbur nga Henry nuk duhej të përsëritej

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:57
Paje nga ndeshja

Penalltia e gabuar nga Henry në Inter-Verona nuk duhej të ishte përsëritur pavarësisht se pozicioni i këmbëve të Sommer-it nuk ishte i rregullt.

Përpara se lojtari i Verona-s të godasë topin, zvicerani tashmë ka lëvizur përpara deri në atë pikë sa që as thembra e tij e djathtë (këmba më e afërt) nuk e prek vijën e portës.

Megjithatë, ishte e pamundur të korrigjohej gabimi i lojtarit të Verona-s, i cili në minutat e fundit të ndeshjes nuk arriti të realizonte goditjen që do t’i sillte barazimin në San Siro ndaj Interit.

Sipas rregullores, nuk kishte kushte që penalltia të përsëritej duke marrë parasysh atë që tregohet nga IFAB në nenin 14.2 (Kundërvajtjet dhe sanksionet), në lidhje me shkeljet e mundshme të kryera nga portieri.

Në thelb, numri një zviceran i zikaltërve nuk ndikon në ekzekutimin e penalltisë dhe as nuk e godet topin në asnjë mënyrë duke e penguar atë të hyjë në portë: këto kushte të fundit do të kishin çuar në përsëritjen e goditjes.

Rregulli vendos kufijtë duke shqyrtuar tre raste specifike të shkeljeve të kryera nga portieri:

– nëse topi hyn në portë, jepet gol.

– nëse topi nuk hyn në portë ose kthehet nga traversa ose shtyllat e portës, gjuajtja përsëritet vetëm nëse veprimi i portierit ndikon qartë në gjuajtje.

– nëse portieri e pengon topin të hyjë në portë, penalltia përsëritet.

– nëse shkelja e portierit çon në përsëritjen e penalltisë, portieri ndëshkohet me karton të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat