Pioli i tregon derën

Futboll

Pioli i tregon derën

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:53
Kruniç

Rade Kruniç duket se i ka orët e numëruara te Milan. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli në një konferencë për shtyp, duke faktuar dëshirën e klubit për largimin e lojtarit.

“Për të dhe për ne është mirë që ai po kërkon një tjetër ekip.

Unë jam ai që e ka bërë këtë zgjedhje, unë jam ai që i kam thënë që të kërkojë një klub tjetër.

Këtë vendim e mora pasi performanca e tij nuk ishte më ajo që ka qenë më parë, ndaj do të ishte mirë nëse largohej tani në merkaton e janarit”, ka deklaruar trajneri italian i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat