“The Sun” për shqiptarin: I duhej një gol dhe e gjeti

Futboll

“The Sun” për shqiptarin: I duhej një gol dhe e gjeti

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:52
Armando Broja

Armando Broja gjeti golin e dytë me Çelsin këtë sezon, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që shënoi i pari në kualifikimin e Çelsit përballë Priston në Kupën FA.

Ai mori vlerësime nga trajneri Poçetino dhe madje nga shokët e skuadrës, teksa prestigjiozja britanike “The Sun” e ka vlerësuar 22-vjeçarin me notën 7, një nga më të mirët në fushë.

Në vlerësimin e saj, “The Sun” shkruan: “I duhej një gol dhe e gjeti.

Punoi shumë me shpinë nga porta, përpara se të shërbehej në momentin final.

Goditje e shkëlqyer me kokë dhe ishte vetëm një qime larg golit të dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat