Como synon sulmuesin shqiptar

Futboll

Como synon sulmuesin shqiptar

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:51
Stiven Shpendi

Pasi mbylli vitin 2023 në mënyrën më të mirë, duke luftuar për një vend që të ngjit në Serie A, Como ka filluar të ëndërrojë gjëra të mëdha dhe drejtuesit e klubit synojnë që të godasin në merkato, për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.

Nevojitet një sulmues dhe sipas “Sky Sport”, objektivi kryesor i Comos është sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi, që aktivizohet me Empolin në elitën e futbollit Italian.

Sulmuesi kuqezi nuk po gjen shumë hapësira te skuadra toskane, ku deri tani është aktivizuar në vetëm 9 ndeshje në kampionat.

Shpendi kërkon të luajë në vazhdimësi dhe Como është e gatshme që t’ia ofrojë këtë gjë. Duket se 20-vjeçari shqiptar do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat