22-vjeçari transferohet tek Teuta

Futboll

22-vjeçari transferohet tek Teuta

Më: 7 janar 2024 Në ora: 18:47
Silvio Vokrri

Merkato vazhdon që të jetë mjaft intensive, ku ekipet kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre.

Një ndër ekipet më aktive është Dinamo.

Ekipi i drejtuar nga Mehmeti ka larguar një tjetër lojtar, i cili ka patur shumë pak minuta këtë sezon.

Silvio Vokrri nuk do të jetë më pjesë e Dinamos.

Burime pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dijë për “Newsport” që lojtari ka mbyllur aventurën me “blutë” për t’u transferuar tek Teuta.

Kujtojmë që këtë sezon 22-vjeçari me origjinë nga Mirdita është aktivizuar vetëm në një ndeshje.

Dhe në atë sfidë, Vokrri ka luajtur vetëm 15 minuta.

Zyrtarizimi i Vokrrit tek Teuta pritet të bëhet nga momenti në moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat