Bregu refuzon Superioren për ligën e dytë turke

Futboll

Bregu refuzon Superioren për ligën e dytë turke

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:42
Dejvi Bregu

Dejvi Bregu është në qendër të merkatos në ëktë sezon. Ish-lojtari i Skënderbeut aktualisht është pa një skuadër, teksa për të interesimet janë të shumëta.

Vlonjati mbylli aventurën te Umraniespor, ekip që militon në kategorinë e dytë turke, me Fantazistin që nuk ia doli dot të tregonte gjithë potencialin e tij. Te Umraniespor luajti 11 ndeshje duke shënuar një gol e dhënë një asist.

Për Bregun u përfol se ishte shumë afër rikthimit në Superiore, por mediat turke bëjnë me dije se për të ka interesim edhe në Turqi.

Kështu 29-vjeccari përlqehet nga skuadra e Bodrumspor, ekip që aktualisht gjendet në vendin e 5-të në renditjen e kategorisë së dytë turke, duke qenë mes pretendentëve për ngjitjen në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë se në të kaluarën Bregu ka mbajtur veshur edhe fanelën e Boluspor. Vlonjati me shumë gjasa do të qëndrojë në Turqi, teksa do të “refuzoj” Superioren për ligën e dytë turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat