Roma ndalet në barazim me Atalantën e Gjimshitit! Mourinho skuqet

Futboll

Roma ndalet në barazim me Atalantën e Gjimshitit! Mourinho skuqet

Nga: K.G. Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Atalanta ka importuar pikë të madhe nga Roma. 

Romakët para tifozëve të vet barazuan me rezultat 1:1 me Atalantën, në takimin e javës së 19-të në Serie A.

Në minutën e 8-të, Koopmeiners realizoi për skuadrën nga Bergamo. 

Roma barazoi në minutë e 39-të falë Dybalas që ishte i saktë nga penalltia.

Reprezentuesi i Shqpërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Atalantën. 

Atalanta është në vend të gjashtë me 30 pikë dhe ka një më shumë se Roma që gjendet dy pozita më poshtë. 

Në minutën e fundit trajneri Jose Mourinho, për shkak të një reagimi, ndëshkohet me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat