Shkaku i borës, shtyhet miqësorja e Gjilanit

Futboll

Shkaku i borës, shtyhet miqësorja e Gjilanit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:51
Fusha me borë

SC Gjilani e kishte planifikuar ta zhvillonte sot një ndeshje miqësore.

Por, skuadra e Superligës nuk do të luajë me Prishtinën e Re.

Kjo e fundit përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ndeshja është anuluar shkaku i reshjeve të borës, të cilat e bënë të pamundur zhvillimin e kësaj loje.

Për shkak të kushteve atmosferike, anulohet ndeshja miqësore kundër SC Gjilani e paraparë të zhvillohet sot në ora 13:00”, ka njoftuar klubi nga Liga e Parë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat