Mbappe te Reali? Al Khelaifi: Unë e kam një plan

Futboll

Mbappe te Reali? Al Khelaifi: Unë e kam një plan

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:19
Kylian Mbappe dhe Nasser Al Khelaifi

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi nuk është i shqetësuar nga spekulimet e fundit për Kylian Mbappen.

Së fundmi u pretendua se Mbappe veçse ka arritur marrëveshje me Real Madridin, për tu transferuar gjatë verës te gjiganti spanjoll.

Mbappe do të transferohej si lojtar i lirë te Reali pasi që kontrata e tij me PSG skadon në fund të këtij sezoni.

I pyetur se nëse ka një plan që nuk përfshin Mbappen në të, Al Khelaifi u përgjigj:

“Unë e kam një plan. E kam një plan me Kylian. Nuk do t’i hyjë detajeve. Vetëm mund të them se nuk jam i stresuar sa i përket temës së Mbappes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat