Agjenti i Dragusin, zemërthyer

Futboll

Agjenti i Dragusin, zemërthyer

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:43
Dragusin

Në fund ishte Tottenhami, ai që triumfoi në garën për Radu Dragusin. Mbrojtësi i Genoa, i cili niset për në Londër, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore me “Spurs”, ka zgjidhur rezervat për të ardhmen e tij, duke zgjedhur Premier League.

Pas tentativës konkrete të Napolit, në orët e fundit ishte Bayern Munich, klubi që tentoi “të thyente bankën”, paraqiti ofertë zyrtare për lojtarin e lindur më 2002. Megjithatë, përfaqësuesit e rumunit nuk ndryshuan mendje.

“Jo” për bavarezët, pra, dhe “po” ekipit të Postecoglou, i cili do të bëhet trajneri i tij i ri në orët në vijim. Zgjedhje jo e lehtë, ajo mes anglezëve dhe gjermanëve, rezultati përfundimtar i së cilës befasoi agjentin e lojtarit, Florin Manea:

“Nuk mund ta besojmë se refuzuam Bayern Munich. Radu iu kishte dhënë fjalën ‘Spurs’ dhe zgjodhi ta respektonte atë. Jemi të gjithë ende pak të tronditur. Vendimi u mor sot në mëngjes, në orën 8. Ne ishim të vendosur për Tottenham, por oferta nga Bayern Munich erdhi dhe kështu morëm kohën tonë.

Unë do të shkoja në aeroport, por thashë se duhet të mendojmë me kujdes dhe ta vlerësojmë ofertën bavareze. Bayerni është një nga klubet më të mëdha. Kam folur për këtë me Radu dhe familjen e tij.

E informova Bayernin se ky ishte vendimi, se ishte kujtuar shumë vonë. Pra, ishte e vështirë ta ndryshonim vendimin tonë. Ndoshta në të ardhmen do të transferohet atje. Jemi pak të mërzitur, që refuzuam Bayernin. Megjithatë, këtë dëshironte Radu dhe familja e tij.

Ai është i lumtur, po shkon te Tottenham. Sigurisht që Radu mendoi edhe për ofertën nga Bayernit, e morëm vendimin në mëngjes. Është e vështirë të bësh një zgjedhje të tillë. Oferta e Bayernit mbërriti vetëm mbrëmë.

Kishte më shumë para në tryezë nga Bayerni, por përsëriti se ky ishte hapi i duhur për karrierën e tij. Ne qëndruam zgjuar gjithë natën duke menduar. Unë nuk fjeta fare. Si Napoli, edhe Milani e donin atë. Në fakt, qysh herët në karrierë ëndërronte të luante në Premier League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat