Simeone drejt kalimit në “San Siro”

Futboll

Simeone drejt kalimit në “San Siro”

Më: 10 janar 2024 Në ora: 19:07
Simeone

Alexis Sanchez do të largohet nga Interi. Dhe drejtuesit e nënkampionëve të Europës po punojnë për të gjetur pasuesin e tij.

Simone Inzaghi ka nevojë për një përforcim në sulm dhe Interi po tenton Giovanni Simeonen.

Argjentinasi nuk po përfiton minuta te Napoli dhe është gati të nisë një tjetër aventurë në karrierë.

Me opsionin Inter që do të ishte fantastik për të.

28-vjeçari, i cili fitoi titullin kampion sezonin e kaluar me Napolin, ka luajtur më parë në Itali me Genoan, Fiorentinën, Cagliarin dhe Hellas Veronën.

Vetëm dy gola numëron këtë sezon mes Serie A dhe Champions League në 19 takime të luajtura.

Nga të cilat vetëm katër nga minuta e parë, duke përfshirë edhe një 90-minutësh në Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat