Prishtina fiton ndaj Prishtinës së Re

Futboll

Prishtina fiton ndaj Prishtinës së Re

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:41
Prishtina

Prishtina po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit.

Në kuadër të përgatitjeve zhvilluan edhe ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, Prishtina e Re.

 “FC Prishtina ka mposhtur anëtarin e Ligës së parë, Prishtina e Re, 2:1 (2:0).

Kryetrajneri Egbo provoi të gjithë futbollistët në dispozicion, ndër ta edhe dy futbollistë të huaj që gjenden në prova në ekipin tonë”, njofton FC Prishtina.

Për Prishtinën shënuan Hyseni e Pefqeli dhe për Prishtinën e Re realizoi Statovci.

Prishtina u paraqit me këtë përbërje: Kolaj (Nika - 30' - Gjokaj - 60') - Bytyqi (Anderson - 46'), Sinani (Ramadani - 46'), Hyseni (Limani - 46'), Muja (Gallapeni - 46') - Gashi (Hamiti - 46'), Islami (Rodriguez - 46' - Pllana 84'), Pefqeli (Nimani - 46' - Ange 77') - Uka (Mehmeti - 65'), Hyseni (Shabani - 46' - Salihu - 77'), Kryeziu (Blesa - 46').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat