Një dron spiunon kombëtaren e Algjerisë: arrestohet fajtori

Futboll

Një dron spiunon kombëtaren e Algjerisë: arrestohet fajtori

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Fakt kurioz dy ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Gjatë seancave stërvitore të kombëtares algjeriane në Bouaké (Bregu i Fildishtë), një dron është parë duke spiunuar seancën e përzgjedhjes së Djamel Belmadi.

Komisioneri teknik vendosi në mënyrë të pashmangshme pezullimin e seancës deri në mbërritjen e policisë, e cila ndërhyri dhe arrestoi pilotin e dronit, i cili është një burrë me origjinë nga Fildishi.

U sekuestrua edhe karta e kujtesës së pajisjes.

Nuk ka asnjë komunikim zyrtar për momentin nga federata algjeriane e futbollit edhe pse media DZFoot raportoi se njeriu në fjalë ishte punësuar thjesht nga një media algjeriane, me synimin për të gjurmuar lëvizjet e trajnerit.

Algjeria do të nisë turneun të hënën më 15 janar kundër Angolës. Më pas do të vijojnë ndeshjet ndaj Burkina Fasos në datën 20 dhe Mauritanisë në datën 23.

Afrikano-veriorët janë ndër favoritët për fitoren përfundimtare. Kupa e Kombeve Afrikane u fitua në dy raste nga Algjeria, në 1990 në shtëpi dhe në 2019 në Egjipt.

Në mesin e të ftuarve nga Belmadi janë tre lojtarë nga Seria A, përkatësisht lojtari i Milanit Ismael Bennacer, lojtari i Romës Houssem Aouar dhe lojtari i Lecces Ahmed Touba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat