Shabani largohet nga FC Shkupi

Futboll

Shabani largohet nga FC Shkupi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:10
Emir Shabani

Emir Shabani që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm te FC Shkupi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Çairi.

Lajmin për largimin e tij nga ekipi bardheblu e ka bërë të ditur vet Shabani përmes rrjeteve sociale.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë dhe nuk do të kryej detyrat e menaxherit të përgjithshëm te FC Shkupi.

Dua të shpreh mirënjohjen e sinqert për klubin dhe pronarin e saj, Olgun Aydin për besimin dhe mundësinë që më kanë dhënë për të menaxheruar klubin.

Faleminderit stafit, lojtarëve dhe të gjithë punonjësit si dhe dhe një vlerësim i veçant për grupin e tifozëve ‘Shvercerat’. I uroj klubit të vazhdoj me suksese edhe në të ardhmen” ,ka shkruar mes tjerash Emir Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat