​Ballkani njofton që ka shitur një futbollist te Prishtina

Futboll

​Ballkani njofton që ka shitur një futbollist te Prishtina

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:54
Marco Olivier

Klubi i futbollit ‘Ballkani’ ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Prishtinën për shitjen e futbollistit Marco Olivier tek skuadra e kryeqytetit.

“Ju njoftojmë që Marco Olivier nuk do të jetë më pjesë skuadrës tonë.

Futbollisti do ta vazhdojë karrierën te Fc Prishtina“, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kampioni i Kosovës.

Klubi nga Suhareka ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë deri më tani në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat