Rikthimi i Laçit ndez atmosferën

Futboll

Rikthimi i Laçit ndez atmosferën

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:11
Qazim Laçi

Qazim Laçi është kthyer shpejt në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Spartës së Pragës. Mesfushori dibran i kombëtares shqiptare, po performon mjaft mirë me skuadrën çeke.

Sezonin e kaluar fitoi titullin kampion, ndërkohë që këtë edicion numëron 2 gola dhe 7 asiste në të gjithë kompeticionet.

Tifozët e duan prej faktit që jep gjithmonë zemrën në fushë, ndërkohë që 27-vjeçari gëzon respekt maksimal edhe mes shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

Gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur, dhe gati për të luftuar për fanellën që mban mbi supe. Sparta ka publikuar një video nga rikthimi i Laçit në skuadër.

Siç dallohet, atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë ndihen mirë me “luftëtarin” shqiptar, i cili ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Tashmë do të ketë shok skuadre edhe Indrit Tucin, sulmuesin e talentuar kurbinas, të cilin Sparta e bleu nga kroatët e Lokomotivës së Zagrebit.

Aktualisht, ekipi kryeqytetas renditet në vendin e parë me 5 pikë më shumë se rivalët e Slavias, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. Sparta vijon garimin edhe në Europa League.

Kompeticion ku Laçi dhe Tuci do të përballen me turqit e Galatasarayt në raundin e 1/16-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat