Derbi Dinamo - Tirana hap vitin 2024 në Kategorinë Superiore

Futboll

Derbi Dinamo - Tirana hap vitin 2024 në Kategorinë Superiore

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:18
Pamje nga një ndeshje

Viti 2024 nis me derbi në futbollin shqiptar. Dinamo dhe Tirana zbresin në fushë për ndeshjen që hap javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Blutë kanë luajtur ndeshjet si ekip pritës larg kryeqytetit. Edhe sfida e së premtes, në orën 17:00 do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit.

Dinamo kërkon fitoren e parë në derbi në këtë sezon, pasi në katër ndeshje ndaj Tiranës dhe Partizanit ka humbur dy dhe barazuar dy të tjera.

Blutë që kërkojnë ti afrohen zonës së “Final Four”, ndërsa bardheblutë për të konsoliduar vendin e tretë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat