Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha

Futboll

Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:15
Guardiola

Manchester City do të vazhdojë të jetë pa shërbimet e Erling Haaland, edhe për duelin e së shtunës ndaj Newcastle United në kuadër të Premier League.

23-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të Guardiolas që nga muaji dhjetor për shkak të një lëndimi në këmbë, duke humbur kështu shtatë ndeshjet e fundit të ekipit në të gjitha garat.

Një tjetër mungesë për këtë ndeshje, tashmë e konfirmuar nga ana e teknikut spanjoll është edhe qendërmbrojtësi anglez John Stones.

“Grealish ka qenë i sëmurë. Shpresoj që sot do të rikthehet.

Erling nuk do të luajë, po ashtu as Stones. Mendoj se kjo është e tëra”, ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat