Nuk ka fitues sfida AF Elbasani - Drenica

Futboll

Nuk ka fitues sfida AF Elbasani - Drenica

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:22
Elbasani - Drenica

Nuk ka fitues në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” mes AF Elbasanit dhe Drenicës.

Ka qenë një sfidë e luftuar dhe e bukur, por nuk ka patur fitues, pasi takimi ka përfunduar në barazim 1-1.

Leo Melo ka shënuar për verdheblutë, ndërsa Hamiti për miqtë nga Kosova.

Tekniku Dede ka provuar pjesën më të madhe të futbollistëve që ka në dispozicion në këtë sfidë miqësore.

Kujtojmë që AF Elbasani është një nga skuadrat pretendente të Kategorisë së Parë, që synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat