Teuta kërkon të dalë nga “humnera”

Futboll

Teuta kërkon të dalë nga “humnera”

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:16
Teuta

Teuta do të udhëtojë ditën e sotme drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen ndaj Partizanit në kuadër të javë së 19-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” do të startojë në orën 17:00.

Një ndeshje ku favorit sigurisht që janë kampionët në fuqi, por në krahun tjetër “Djemtë e Detit” janë të “dënuar” për pikë.

Në një ndeshje si kjo ku fitorja është shumë e vështirë, për të besuarit e Edi Martinit që renditen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 16 pikë edhe barazimi mund të jetë një rezultat i kënaqshëm.

Teuta nuk njeh fitore që prej 22 tetorit, në atë sfidë që fitoi përballë Dinamos në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-3. Që prej asaj dite, në 10 ndeshjet e radhës, durrsakët kanë barazuar 5 herë, ndërsa në 5 sfidat e tjera janë mposhtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat